Disa biznese nuk kanë rënë dakord me vendimin që ka marrë qeveria për rikthimin e tyre në punë pas situatës së koronaviruist. Kështu ata janë ngritur në protest dhe kanë dorëzuar çelësat e bizneseve të tyre qeverisë
Protesta e u zhvillua afër Komunës së Milanos në orën 11:30 të mëngjesit ku morën pjesë 2,000 tregtarë dhe çelësat e po aq bareve dhe restoranteve. Delegacioni, i përbërë nga tre persona për të shmangur tubimet, arriti në “Piazza della Scala” në mënyrë simbolike duke ecur para përmes Manzoni, një zonë tregtare në qendër të Milanos.
“Ne do t’i dorëzojmë 2 mijë çelësa restorantesh, dyqane bukurie, parukeri, kinema pranë Komunës në protestë. Ne nuk e dimë nëse do të kemi mundësi të rihapemi në qershor, sepse me këto rregulla, ne kemi pësuar një rënie të qarkullimit prej 70% dhe do të duhet të investojmë për të përshtatur aktivitetet tona në masat e reja të sigurisë. Ne jetojmë në bindje dhe për momentin as nuk e dimë nëse një familje prej 4 vetash mund të ulet së bashku në një tavolinë bari apo të një restoranti”- shpjegoi promovuesi dhe restauratori Alfredo Zini sot në mëngjes.