Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“21 janari”, Ngjela: Nëse shqyrtohet vendimi i dhënë për gardistët, rrezikohen gjyqtarët që dhanë dënimin! Të korruptuar ose të paaftë

20:46 / February 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për emisionin “Frontline Interview”, foli mbi caktimin e seancës gjyqësore e në 12 mars në Gjykatën e Lartë ku do të vendoset nëse dosja e ’21 janarit’ do të hetohet nga SPAK. 

Ngjela tha se nëse gjykata shqyrton dënimin e dhënë për 2 gardistët që qëlluan drejt protestuesve, rrezikohen edhe gjyqtarët të cilët kanë miratuar vendimin për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon duke i dënuar me 1 dhe 3 vite burg.

Sipas tij, gjyqtarët që kanë dhënë vendime të tilla, janë ose të korruptuar ose të paaftë.

“Nëse gjykata dënon dhe e kalon në sfera shumë të arsyetuara me fakt rrezikohen gjyqtarët e dënimit të parë. Edhe akuzatorët e dënimit të parë. Sepse kuptohet se ata janë ose të korruptuar ose të paaftë. Sepse është shkelje ligji. Ato quhen vendime absolutisht të pavlefshme”- u shpreh Ngjela.

Sa i takon pyetjes nëse edhe Berisha mund të merret si i pandehur për 21 janarin, avokati tha se ish-kryeministri është larg përgjegjësisë penale, pasi vendimet e qeverisë janë kolegjiale dhe nuk mbahen përgjegjësi personale.

“Atë duhet ta gjente prokuroria jo unë. Atë e ka akuza. Me një të folur apriori, ai është larg për përgjegjësinë penale sepse një vendim qeverie ka një dispozitë, për krime kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Vendimet e qeverisë prandaj i shpëtojnë sepse janë vendime kolektive pavarësisht se firmos kryeministri”- tha avokati.

Mes të tjerash, Ngjela u ndal edhe në çështjen e projektligjit të Amnistisë Penale duke u shprehur se bëhet fjalë për ‘humanizëm’ dhe nuk duhet të ketë përjashtime të të dënuarve të caktuar që përfitojnë, përkundër pretendimeve të opozitës që thekson se nuk duhet të përfitojnë të dënuar nga GJKKO apo të hetuarit nga SPAK.

gardistet gjyqtaret Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.