21 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu një spital në Changfeng të Pekinit. Për pasojë, janë evakuuar dhjetëra pacientë nga frika se mund të kenë të njëjtin fat.
Nga pamjet e zjarrit që qarkullojnë në rrjetet sociale, disa persona dallohen teksa dalin nga dritaret dhe çarçafët i shfrytëzuan si litarë.
Të tjerët u ngjitën në pajisjet e ajrit të kondicionuar që ishin të vendosur pranë dritareve të spitalit.
Zjarri është lokalizuar, kurse akoma nuk dihen shkaqet që çuan të shpërthimi i zjarrit.