Përshtypje dhe komente të veçanta shkaktoi pritja e presidentit rus Vladimir Putin për ambasadorët e rinj të huaj që u paraqitën në Kremlin për të dorëzuar letrat kredenciale.
Fakti që Putini mirëpriti ambasadorët e rinj, përfshirë greken Katerina Xagorari, brenda sallës së madhe dhe në një distancë prej 22 metrash, ngjalli disa pikëpyetje, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, përgjigja siç u bë e ditur ishte presidenti rus e mbajti këtë distancë për arsye shëndetësore. Madje, mediat ndërkombëtare komentuan se kjo distancë të kujtonte epokën e COVID, ku masat ishin shumë të rrepta.
“Për ambasadorin e ri të Britanisë në Moskë, ishte një moment i vështirë që u kthye në epokën e bllokimit dhe masave të tjera të rrepta të miratuara në mbarë botën për t’u marrë me pandeminë Covid”, komenton shtypi britanik.
Megjithatë, fakti që Putini mirëpriti ambasadorin e Britanisë në Moskë, Nigel Casey, shënon një lëvizje mbresëlënëse të presidentit rus, duke qenë se shumë politikanë rusë dhe anëtarë të medias e kanë kërcënuar Londrën me sulme bërthamore nëse ajo vazhdon të mbështesë Ukrainën në mes të luftës.