Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

22 mijë tifozë nuk mjaftojnë, Italia fiton me përmbysje në Tiranë me Shqipërinë në miqësoren e luksit!

22:52 / November 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndeshja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-3 në miqësoren e luksit kundër Italisë në “Air Albania”. Kuqezinjtë e Edy Rejas kaluan të parët në avantazh me Ismajlin në minutën e 16. Pas një krosimi nga Bajrami në zhvillimet e një goditje dënimi, mbrojtësi kuqezi shënoi me kokë një gol vërtet të bukur. Miqtë përmbysën shpejt ndeshjen me Di Lorenzo në minutën e 20 dhe dopietën e Grifo në minutat 25 dhe 64. Në këtë duel u godit edhe katër herë shtylla, dy herë nga kombëtarja kuqezi dhe dy herë nga miqtë.

22 mijë zemra kuqezi në stadium nuk i mjaftuan lojtarëve në fushë për të marrë një rezultat të mirë, me tanët që kanë qenë të pafat duke zhvilluar një ndeshje të denjë ndaj katër herë kampioneve të Botës dhe kampionëve të Europës në fuqi. Në gjashtë përballjet mes dy kombëtareve, goli i Ismajlit ishte i pari që Shqipëria i shënon Italisë. Në këtë sfidë Broja doli i dëmtuar pas 50 minutash lojë, me stafin që nuk deshi të rrezikonte. Për tanët minuta në fundin e ndeshjes mori edhe Skuka, duke i zënë vendin Uzunit. Trajneri Reja në pjesën e dytë hodhi në fushë edhe Roshin, Ardjan Bajramin, Asllanin, Ramadanin dhe Laçin.

Te Italia mori minuta edhe Chiesa, që vjen nga një dëmtim i gjatë prej 9 muajsh te Juventus. Pas tre ditësh Shqipëria luan sërish një tjetër miqësore në “Air Albania”, këtë herë kundër Armenisë.

Formacionet startuese:

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Ismajli, Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Hysaj, Abrashi, Bare, Bajrami, Uzuni, Broja Trajner: Edy Reja

Italia (3-4-3): Meret, Bastoni, Bonucci, Scalvini, Di Lorenzo, Tonali, Verratti, Dimarco, Grifo, Zaniolo, Raspadori Trajner: Roberto Mancini

Italia miqesore Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

58% e të burgosurve pa gjyq: raporti i Këshillit të Europës për Shqipërinë

14:41 / February 8, 2026

Komisioneri i BE: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

19:27 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Italia zmbraps sulme kibernetike ruse që synonin Lojërat Olimpike

22:21 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.