Një 22-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident në Tarxien, Maltë, pas përplasjes me një automjet “Toyota Yaris”.
I riu u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit dhe mjekët konstatuan se plagët e marra janë të rënda.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.