Intervistoi Manjola Dervishi
Ne jemi mësuar që dhimbjet e kokës t’i trajtojmë thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës.
Mjeku Elidjan Behluli shpjegon për Tirananews se si të kuptojmë se problemi ynë i dhimbjes së kokës vjen nga sinuziti.
Tirananews: Cfarë është kjo sëmundje?
Sinuzitët shkaktohet nga inflamacioni i sinuseve. Klasifikohen si akute dhe kronike (akut kur zgjat më pak se 4 javë, kronik kur zgjat mbi 12 javë). Zakonisht sinuziti zhvillohet pas një gjendje virale apo pas një infeksioni bakterial. Problemet me sinozitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve është kronik deri në fund të jetës
Sinoziti mund të jetë i disa llojeve
Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinozitesh: Sinozit të maxiles; sinozit të frontales; sinozit të etmoidales; sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira(seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike.
Tirananews: Cilat janë shenjat që ne mund të dallojmë se kemi probleme me sinuset?
Po, shenjat kryesore janë: Dhembje në zonën e sinusit, bllokim të hundëve, sekrecione nga hundet, si dhe çrregullim të nuhatjes
Në disa raste, por më të ralla mund të kemi komplikacione deri në krijimin e qelbit, i cili jep dhimbje të forta koke në zonën ballore si dhe temperaturë.
Tirananews: Si mund ta diagnostikojmë?
Diagnoza bëhet nëpërmjet anamnezës (pyetjes se paciantit), ekzaminimit objektik dhe me anë të imazherisë.
Tirananews: Çfarë duhet të bëjmë për kurimin e kësaj sëmundjeje?
Trajtimi bëhet me anë të antibiotikeve për rreth 2 javë. Po ashtu përdoren edhe dekongjestionant për zhbllokimin e hundëve.
Po ashtu ata që vuajnë nga sinuziti duhet të:
Evitojnë diellin në pikun e vapës dhe te ftohtin.
Mbajnë gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë
Përdorin sa më shumë ushqime me fibra
Evitojnë zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit
Për t’u qetësuar duhet të qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta. /Tirananews.al/