Një 23-vjeçar shqiptar, i akuzuar për grabitjen e rezidencës luksoze të futbollistit Raheem Sterling, ka dalë para gjykatës në Angli.
Emiliano Krosi dyshohet se ka marrë pjesë në 33 vjedhje, duke përfshirë grabitjen e shtëpisë me vlerë 7 mln paund të sulmuesit të Chelsea në Oxshott, Surrey, në dhjetor të vitit të kaluar.
Në banesë u vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë 300 mijë paund.