Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

25 premtimet e Kurtit

09:38 / February 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Vetëvendosje kërkon një tjetër mandat me Albin Kurtin. Vetëvendosje ka prezantuar 25 zotime e programe të reja për katër vitet e ardhshme. Kurti premton përshpejtim të rritjes ekonomike me mbështetje të ndërmarrjeve prodhuese dhe të inovacionit. Përmes programit “1 miliard euro në prodhim”, përmes garantimit të kredive për investitorët, synohet edhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Gjatë mandatit të ardhshëm paga minimale do të rritet mbi 500 euro. Paga minimale nuk do të tatohet. Kjo nënkupton që dhe për biznesin e vogël individual, 6000 eurot e para të fitimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi”, deklaroi Kurti. Përpos projekteve kapitale, Kurti ka premtuar 500 milionë euro edhe për Brezovicën për ta shndërruar atë në një qendër turistike dimërore.

Programi “Superpuna për gratë” që do të garantojë pagën minimale për 6 muajt e parë për secilën grua që dëshiron të kthehet në tregun e punës, ndërsa në kuadër të masave për familjen parasheh mbështetjen për gjyshet e gjyshërit.

“Secila gjyshe apo secili gjysh pensionist, që përkujdeset për mbesa e nipa të moshës 13-36 muaj, kur prindërit punojnë, do të marrin edhe 100 euro shtesë për çdo muaj, mbi pensionin ekzistues”, tha Kurti. Në arsim, parashihet mbështetje për studentët me bursa të veçanta, prioritet i është dhënë edhe arsimit dual dhe edukimit të hershëm. Po ashtu, janë paraparë konvikte të reja dhe biblioteka.

Lëvizja Vetëvendosje zotohet edhe për shëndetësi publike më cilësore dhe mbështetje më të madhe për të gjithë fermerët. Në infrastrukturë, parashihet përfundimi i rrugëve magjistrale dhe autostradave ku ndër më të rëndësishmet përfshihen ajo Prizren-Tetovë, Prishtinë-Gjilan dhe ajo e Dukagjinit. Ndër projekte të tjera me rëndësi është ai i Portit të thatë dhe hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Në mandatin e ri do të fillojmë me ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, që përmban segmentin Gjakovë-Shkodër, dhe do të projektojmë linjën hekurudhore që lidh Prizenin e Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanocin”, theksoi lideri i Vetëvendosjes.Tek siguria, premtohet avancimi i Njësitit të Dronëve dhe Antidronëve për të forcuar mbikëqyrjen në kufi si dhe për të rritur sigurinë publike në përgjithësi.

Për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme është premtuar buxhet në vlerë mbi 1 miliard euro. “Funksionalizimi i Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimi i industrisë ushtarake i Kosovës. Gjatë mandatit të ri do të zhvillojmë dronët ushtarake ‘Made in Kosova’. Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjeve të armatimit, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere. Do ta krijojmë Njësinë ushtarake të përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, theksoi kryeministri.

Në politikën e jashtme, synohet forcimi i marrëdhënieve strategjike me vendet partnere, ndërsa objektiv është që deri në vitin 2030 vendi të ketë përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt nga procesi i integrimit drejt anëtarësimit në BE.

“Marrja e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian do të jetë një nga angazhimet kyçe tonat. Dyfishimi i rjetit te atasheve te mbrojtjes dhe shtimi i shteteve partnere me te cilat nënshkruajmë marreveshje SOFA janë hapat që do t’i ndërmarrim në vijim drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet dypalëshe me shtetet mosnjohese, me theks te veçante me shtetet mosnjohëse te NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Këshillit te Evropës”, deklaroi Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje si prioritet thotë se e ka edhe mërgatën dhe shqiptarët në Luginë të Preshevës e bashkëpunimin me Shqipërinë. Gjithashtu, synon reforma edhe në drejtësi duke ngritur institucione të reja.

Albin Kurti Vetëvendosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.