Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur brenda një ferme kanabisi. Policia spanjolle ka gjetur një makro-plantacion të brendshëm të marihuanës në një fermë të braktisur, të vendosur në komunën Caspolino.
Brenda fermës janë kapur 1762 rrënjë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes dhe 60 kg fara kanabisi brenda një arke që supozohet se është menduar për prodhimin e hashashit të cilësisë së lartë duke përdorur procesin ICE-O-LATO.
Më datë 14 nëntor, gjatë një kontrolli në afërsi të vendit në fjalë, agjentët vëzhguan se si magazinat që përbënin operacionin bujqësor ishin në gjendje të braktisur, me një rrjetë hije jashtë ku do të rriteshin bimët e marijuanës . Me verifikimin se të gjitha dyert e magazinës ishin të hapura dhe nuk ndodhej njeri në ambiente, filloi verifikimi i ambienteve të brendshme për të përjashtuar çdo lloj aktiviteti të paligjshëm.
Gjatë këtij kontrolli u konstatua se brenda magazinës ishin ndërtuar dhoma të ndryshme, në dy prej të cilave u gjetën një numër i madh bimësh kanabisi, të ndara sipas fazave të rritjes dhe që kishin gjithçka të nevojshme për kultivimin e tyre.