Një 26 vjeçar rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Denoncimi në Komisariatin e Tropojës është bërë nga familjarët e të riut me inicialet F.T, banues në Bajram Curri. Ai kishte dalë për të mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”. ”Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të”, njoftoi policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
