Një 27-vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës, me plagë me armë zjarri në këmbë. Skerdi Mehmetaj është duke u trajtuar me ndihmë mjekësore. ”Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, informon policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Add A Comment
