Në prangat e Policisë së Fierit, mëngjesin e kësaj të mërkure ka rënë një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale. Ai u kap me 97540 euro dhe 3000 paund, para që dyshohet se janë të paligjshme.
Shtetasi me iniciale R.Ç. po drejtonte një mjet tip “Nissan” kur u ndalua për kontroll nga policia në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”. Dyshohet se eurot dhe paundët e gjetura janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.
Ndaj të riut, që më parë është përfshirë në veprimtaritë kriminale të plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë, ka nisur një hetim për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 3 aparate celulare dhe automjeti me të cilin ai udhëtonte.