17 korriku është Dita Botërore e Emoji. Ikonat i përdorim për të konkretizuar gjendjen shpirtërore dhe emocionale gjatë bisedave virtuale. Bota virtuale ka bërë që shumë emocione ne vend te fjalëve tashme ti përcjellim me nje “emoji”.
Ikonat e vogla kanë ndryshuar mënyrën se si miliarda njerez në mbarë botën komunikojnë. Ato u krijuan për herë të parë në vitin 1998 nga inxhinieri japonez Shigetaka Kurita. Ai punonte në një kompani celulare.
Fjala ‘emoji’ vjen nga japonishtja. Emoji do të thotë piktogram, një vizatim apo një simbol në një apo më shumë ngjyra. Fillimisht u përdorën në mesazhet telefonike për të qartësuar bashkëbiseduesin për tonin apo shkallën e seriozitetit të mesazhit.
Për shumë njerëz komunikimi virtual duket “bosh”pa përdorimin e figurave të shumëllojshme që përfaqësojnë një shumësi emocionesh.
Emoji më i përdorur sipas nje klasifikimi te universitetit te Miciganit eshtë emoji që qesh me lot. Pas tij renditen emoji zemër, emoji që qan, emoji me sytë zemra, etj.
Megjithatë emoji shkojnë përtej fytyrave që shprehin ndjenja e emocione, pasi përfaqësojnë gjithçka që është pjesë e jetës, që nga moti, ushqimi, sporti, kafshët, mjetet e transportit, lista eshte e gjate
Numri i Emojeve vazhdojnë të rriten. Ka një emoji për gjithçka, madje për sallatën vegane dhe helikën e dyfishtë të ADN.
Popullaritetin e emoji-t e konfirmon Facebook.
Zemra është përdorur dy herë më shumë në FB krahasuar me vitin 2018. Në gjithë botën, Viti i Ri, është dita kur përdoren më shumë emoji se cdo ditë tjetër e vitit. Emojit i përdorin edhe politikanët në publikimet e tyre.
Së fundmi, Unicode, i ngarkuar për miratimin e tyre, ka njoftuar se 157 emoji të reja që do të mbërrijnë në chat e tastierat e smartphone-ve.