Më shumë se një vit pasi Prokuroria e Durrësit sekuestroi 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë ‘Kurum’, organi i akuzës ka lëshuar 33 urdhërarreste, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Operacioni për ekzekutimin e masave është shtrirë në 3 qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për 26 masa arrest me burg dhe 7 arrest në shtëpi, por ende nuk ka informacion se sa prej tyre janë ekzekutuar.
7 MASA VETËM TE KURUM, ARREST DHE PËR ADMINISTRATORËT TURQ
7 masa te Kurum. Dy administratorë të KURUM, kompanisë turke për prodhimin e hekur-çeliqeve që vepron në Elbasan që prej vitit 2009, janë në masë arresti me burg, Erdal Demir, turku i Kurum International dhe Yusus Sezai, administratori me prokurorë i kompanisë.
Po tek KURUM, prokurorja e Durrësit Suela Beluli, firmosi arrest në burg edhe për 5 të tjerë, përfshirë drejtorin e transportit, atë të prodhimit të çelikut, dhe të departamentit të shitjeve.
KURUM E SOKOLAJ ‘FSHEHËN’ RREZIKUN ME FATURA ‘OKSID HEKURI’
Burg edhe për pronaren e kompanisë “Sokolaj”, Gjovana Sokolaj, dhe ish administratoren Olizana Pemati. Kompania, më 1 gusht 2023, kishte blerë mbetjet nga Kurum për t’i eksportuar me përshkrimin “oksid hekuri”, eksporti i të cilës është i lejuar pasi nuk konsiderohet i rrezikshëm. Sipas dosjes hetimore të cilën Report Tv e siguron, shoqëria Kurum dhe kompania Sokolaj, në fakt ishin në dijeni të plotë të mbetjeve të rrezikshme dhe kanë falsifikuar faturat e shitjes duke i fshehur. Arrest shtëpie, dhe për kontabilisten e “Sokolaj”.
Përveç transaksionit të kryer me kompaninë Sokolaj, Prokuroria e Durrësit e akuzon Kurum edhe për shkelje të tjera mjedisore, të cilat lidhen me transferimin e një sasie të madhe mbetjesh të rrezikshme drejt kompanisë “Alliance Resource”, e cila sipas akuzës nuk ka kushtet për trajtimin e tyre, si dhe përpunimin e skorjeve përmes kompanisë Bajrami N, që sipas prokurorisë nuk ka leje për trajtimin e tyre. Gjykata caktoi arrest me burg për aksioneren e “Alliance Resource” Mbarime Koroci, si dhe pronarin dhe administratorin e kompanisë “Bajrami N”, Nazif Bajrami dhe Andon Prifti.
Sipas Prokurorisë së Durrësit, hetimi zbuloi shkelje masive të legjislacionit mjedisor edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit.
MBETJET/ ARRESTE TEK AGJENCIA E MJEDISIT, S’MONITORUAN LEJET
Tek Agjencia Kombëtare e Mjedisit, janë lëshuar 7 masa sigurie. Ish drejtoresha e Agjencisë Arta Dollani, në arrest shtëpie bashkë me drejtuesen aktuale, Marjeta Përlala. Të tjerët, punonjës nga sektori i lejeve mjedisore, monitorimi i tyre, dhe nga drejtoria e inspektimit.
5 doganierë të Durrësit gjithashtu me masa sigurisë bashkë me aksionerin e agjencisë doganore “Joti Spedition” dhe 2 inspektorë të autoritetit portual.
Me përgjegjësi, hetimi gjen edhe kompaninë gjermane koncesionare të terminalit lindor në portin e Durrësit EMS APO ku u depozituan mbetjet, për shkak se kompania nuk ishte pajisur me leje mjedisore për pranimin e tyre dhe as ka raportuar për to.Ndaj masa sigurie ka edhe për 2 administratorët e kompanisë, njëri shqiptar e tjetri gjerman, si dhe një punonjës.
Kompania EMS APO sipas organit të akuzës i ka dhënë kompanisë Sokolaj hapësirë për depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit, përmes disa kontratave të qirasë të lidhura me kompaninë GS Minerals d.o.o,me seli në Kroaci, e kontrolluar gjithashtu nga familja Sokolaj. Ndaj arrest me burg u caktua edhe për Doni Sokolaj, administratorin e kësaj kompanie.
Ishte organizata mjedisore ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ që ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme. Dyshime që u faktuan vetëm në fund të dhjetorit të vitit 2025, nga analizat e kryera në Itali, sipas të cilave mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike dhe me përmbajtje të lartë metalesh të ndryshme, të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar
Për këtë rast, në hetime u përfshi dhe zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel.
Masat e sigurisë
ARREST ME BURG
Erdal Demir – Administratori i “Kurum International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kurum” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” – “Transporti i mbetjeve”.
Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluar ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” – “Menaxhimi i mbetjeve”
Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N” – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N” – “”Menaxhimi i mbetjeve”.
Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”Shpërdorimi i detyrës”.
Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”.
J.K arrest me burg
K.M arrest me burg
ARREST SHTEPIE
Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” ” – “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”
Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”
Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
B.T arrest shtëpiak
