Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

29-vjeçarja fsheh për 9 muaj shtatzëninë, lind në dhomën e gjumit dhe e braktis fëmijën poshtë një makine

23:14 / October 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PREGNANCY
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e tij 29-vjeçare, për 9 muaj e fshehu shtatzëninë. Sot në 05:30 lindi e vetme në dhomën e saj të gjumit, në shtëpinë ku jeton me prindërit. E vetme preu kordonin e kërthizës që e lidhte me të birin, doli në rrugë ndërkohë që ishte ende errësirë dhe e la të porsalindur, lakuriq, në asfalt nën një makinë të parkuar, pranë banesës.

Më pas u rikthye në shtëpi dhe u shtri në shtrat. Gjyshja e të porsalindurit vuri re që po ndodhte diçka jashtë normales, pa nëpër rrugë dhe dalloi beben e braktisur dhe njoftoi shërbimet e emergjencës. Në vendin e ngjarja shkoi ambulanca dhe një patrullë e karabinierëve. I vogli kishte shenja hipotermie dhe u dërgua në terapi intensive, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që shkruan ANSA, personeli i spitalit menjëherë u afeksionua pas të voglit, e madje i vendosën edhe emrin Francesco. Sipas tyre, ai peshon 2 kilogramë e 615 gramë dhe gjendja shëndetësore nuk paraqet asnjë shqetësim.

Nëna e të porsalindurit u shoqërua në klinikën gjinekologjike të Sassari-t, ku dhe ndodhet e shtruar. Jashtë derës së dhomës së saj ndodhen karabinierët, të cilët e kanë vënë nën arrest. Prokuroria e Sassari-t e akuzon për tentativë vrasje. Prindërit e 29-vjeçares për hetuesit deklaruan se nuk kishin dijeni për shtatzëninë e vajzës së tyre.

braktisje femije shtatezania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.