Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pandemia e Covid-19 në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po shkon drejt fundit. Për të mund të konstatohet për shkak të 3 elementeve.
“Së pari, kemi një nënvariant, fatmirësisht gjithmonë e më pak i rrezikshëm. Nuk po shohim më variante të tjera.
Së dyti, imuniteti kolektiv që është ndërtuar, i përbërë. Imuniteti natyror mban, kemi gjithmonë e më shumë prova për këtë. Dhe imuniteti vaksinor, këtu ka luajtur një rol më të ulët, sepse nuk është aq i përhapur sa virusi.
Dhe e treta, kemi mësuar edhe ne se si të sillemi me sëmundjen, kemi mësuar cilat ilaçet duheshin marrë e cilat jo, ai paniku që e mbani mend, gjatë fazave të ndryshme ku njerëzit pinin ilaçe me grushte që në ditët e parë, pa lënë trupin, imunitetin, që ta mundë virusin, siç do të ndodhte në të paktën 90% të rasteve”.