Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

3 ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

21:44 / August 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhembet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe konsumi i ushqimeve të duhura janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre. Ushqimet më të mira për dhëmbët janë ato që neutralizojnë acidet, ofrojnë minerale dhe vitamina për të riparuar enamelin e dhëmbëve dhe stimuluar sekretimin e pështymës.

Ja disa nga rekomandimet për ushqimet më të mira dhe më të këqija për shëndetin e gojës.

Qumështi Dhe Nënproduktet e Tij

Qumështi është një produkt bylmeti i pasur me kalcium, fosfat dhe vitaminë D që e ndihmon organizmin të shfrytëzojë plotësisht kalciumin. Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm e të fortë.

Pirja e rregullt e qumështi riparon enamelin e dhëmbëve dhe forcon kockat. Edhe djathi apo kosi janë një zgjedhje e shkëlqyer për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmojnë në sekretimin e pështymës. Ato përmbajnë kalcium dhe fosfat  që ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë por edhe kaseinë që forcon sipërfaqen e dhëmbëve.

Agrumet

Agrumet si portokalli, qitro e të tjera janë të rekomandueshme për shëndetin e gojës, nëse konsumohen pa e tepruar. Për më tepër, ato përmbajnë shumë vitaminë C, e cila u bën mirë mishrave dhe pengon inflamacionin e tyre. Lëngu i portokallit pastron dhëmbët dhe gojën natyralisht. Ai largon bakteret e dëmshme dhe parandalon prishjen e dhëmbëve. Lëngu i portokallit ka aciditet ndaj menjëherë pas pirjes duhet të lani dhe pastroni dhëmbët.

Barishtet

Barishtet janë të pasura me prebiotikë të cilat shumojnë bakteret e mira në gojë. Sa më të errëta të jenë ato aq më e lartë është përmbajtja e mineraleve që u bëjnë mirë dhëmbëve. Shembuj të mirë të barishteve janë: kale, spinaqi, rukola etj.

Ushqimet Më Të Këqija Për Shëndetin e Dhëmbëve

Sipas ekspertëve, pijet e gazuara dhe me sheqer, frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasulet nuk janë të përshtatshme. Ato përmbajnë acid fitik i cili pengon përthithjen e ushqyesve të pasur nga dhëmbët. Për të neutralizuar këtë acid, në rastin e legumeve, këshillohet futja e tyre në ujë për gjithë natën dhe më pas gatimi.

dhembet shendetshme ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

E dinit? Personat që lindin në janar marrin më pak dhurata ditëlindjeje!

21:40 / December 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.