Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

3 vatra zjarri në një ditë/ Flakët “përpijnë” kurorën e Peqinit, në Fushë-Krujë shpëton kisha, në Divjakë digjen mbi 5 hektarë me shkurre

23:58 / August 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
divjake peqin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky fund gushti ka rikthyer zjarret në vendin tonë! Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme janë regjistruar tre vatra zjarri në Peqin, Divjakë dhe në Fushë- Krujë. Situata është paraqitur me alarmante në Peqin, ku flakët kanë shkrumbuar dhjetëra sipërfaqe ullishte, teksa zjarri ka shkuar shumë pranë banesave, por që fatmirësisht është vënë në kontroll. Në ndihmë të zjarrfikësve së Peqinit kanë shkuar edhe zjarrfikëset e Elbasanit, por terreni i vështirë nuk favorizon punën e tyre për të shuar flakët.

Ndërkohë, në Derven të Fushë-Krujës ka shpëtuar mrekullisht nga flakët kisha e fshatit, por nuk kanë pasur të njëjtin fat mbi dy hektarë bimësi të cilat u shkrumbuan.

Rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të së premtes një vatër zjarri u regjistrua në kodrat e Kryekuqit në Divjakë, duke djegur krejtësisht një kodër me pemë të vogla dhe shkurre rreth mbi 5 hektar. Flakët të favorizuara nga era rrezikojnë të djegin një sipërfaqe me ullishte, ndërkohë që për shuarjen e tyre kanë kontribuuar edhe banorë të zonë, por duket shumë e vështirë.

Në të trija vatrat nuk dihen ende shkaqet e zjarret, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nisur edhe nga deklarata që ka dhënë me herët kreu i Emergjencave Civile, Hali Çako, i cili tha se po digjen pyje për t’u ndërtuar resorte, teksa ka pasur edhe rezerva për punën e bërë nga disa Bashki. Në vijimësi të kësaj deklarate të fortë, zv. Kryeministri Erion Braçe e ka bërë shumë të qartë se nuk do të lejohet të ngrihet asnjë pallat mbi sipërfaqe pyjore të djegura.

3 vatra 5 hektare digjen zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.