Një 3-vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë pas vizitës te një klinikë dentare. Prindërit kanë denoncuar vdekje e vogëlushit në polici. Ai shkoi në klinikë për të mbushur një dhëmbë për shkak të dhimbjes. Pasi i ka bërë mjeku grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka nevojë për 13 apo 14 dhëmbë për rregullim.
Për shkak të numrit të lartë të dhëmbëve është vendosur të ndërhyhet me narkozë. Pasi ka mbaruar, fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet.
Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin. Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.