Anestezisti i njohurAlban Beltoja ka folur për vdekjen e 3-vjeçarit Spahiu, ku thotë se nuk mendon se anestezisti Roland Xhaxho ka gabuar në dozën e anestezisë. Ai tha se në bazë të eksperiencës që vetë doktori ka nuk mund të ketë gabuar në zbatimin e protokollit, megjithatë ai shtoi se nuk e di se pse erdhi vdekja e fëmijës 3-vjeçar.
“Anestezia gjenerale është e vetmja mënyrë me të cilën mund të trajtohej një fëmijë kaq i vogël. Absolutisht kjo anestezi nuk është e gabuar. Një fëmijë në këtë moshë, nuk mund t’i hapësh gojën që të punojë, atë duhet ta vësh në gjumë duhet ta vësh në anestezi gjenerale.
Nuk mendoj se anestezisti ka bërë diçka kundër protokolleve për të trajtuar një fëmijë. Megjithatë doza është ndryshe te fëmijët.
Fëmija nuk është një i rritur, është një fëmijë që ka të gjithë potencialin e vetë dhe nëse një anestezi te i rrituri unë e kam dozën 2 apo 3, te fëmija mund të jetë 3 dhe 4 nuk është e njëjta dozë. unë nuk e di çfarë doze ka përdorur, por me eksperiencën që ka doktori nuk besoj se ka bërë gabim”,-tha Alban Beltoja.