Opozita do të çelë më 1 qershor, ashtu siç parashikohet në Kushtetutë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook që njofton se nisja e fushatës do të mbahet në Parkun Olimplik në Tiranë, të shtunën në orën 16.00.
“30 qershor dhe pikë!”, shkruan Rama bashkë me posterin e nisjes së fushatës. Ndërkohë që tensionet politike vijojnë, Rama këmbëngul se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të mbahen.