Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”.
I riu akuzohet se ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik’, ‘Goditjet për shkak të detyrës’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik’”, thuhet në njoftimin e policisë.