Prej 6 muajsh, shteti po luftohet nga Rusia, ku shkatërrimet dhe humbjet e jetëve janë me përmasa të frikshme. Nën rrënojat dhe tanket e ushtrisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka dhënë një mesazh me rastin e 31-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
“Ne takohemi këtë ditë në rrethana, kushte dhe madje edhe në zona të ndryshme, por me një qëllim të vetëm, ruajtjen e pavarësisë dhe fitoren e Ukrainës! Ne jemi bashkuar. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë”,-shkruan presidenti Zelensky në Instagram.
Më 24 gusht 1991 parlamenti ukrainas miratoi Aktin e Pavarësisë në të cilin parlamenti e deklaroi Ukrainën shtet të pavarur demokratik.
Referendumi dhe zgjedhjet e para presidenciale u mbajtën më 1 dhjetor 1991. Atë ditë, më shumë se 90 % e elektoratit shprehën mbështetjen e tyre për Aktin e Pavarësisë, dhe ata zgjodhën kryetar të parlamentit, Leonid Kravçuk për të shërbyer si President i parë i vendit.
Edhe pse ideja e një kombi të pavarur ukrainas më parë nuk kishte ekzistuar në shekullin e 20-të në mendjet e politikëbërësve ndërkombëtarë, Ukraina fillimisht ishte parë si një republikë me kushte të favorshme ekonomike në krahasim me rajonet e tjera të Bashkimit Sovjetik.