Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

32 mln lekë dëmshpërblim për nëntë ish-të dënuar politikë, mes tyre Ali Selfo dhe Razip Zelenaj

10:05 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1693380130 alipanariti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një fond prej 32 milionë lekë të reja është akorduar nga qeveria për dëmshpërblimin financiar për familjet e 9 ish-të dënuarve politike nga regjimi komunist mes tyre dhe 2 të pushkatuar pa gjyq.

Bëhet fjalë për Razip Zeqir Zenelaj i pushkatuar pa gjyq për motive politike, më 20 gusht 1947, në Kutë të Fierit dhe Ali Selfo Demko (Panariti) i pushkatuar pa gjyq në nëntor të vitit 1944. Fondi i miratuar si dëmshpërblim financiar është për secilën familje 4.9 milionë lekë.

Për 7 të tjerë Gjysho Shefit Sadikaj, Mufit Ilmi Hoxha, Iljas Telha Serjani, Pavlo Ziso Memo, Neim Selfo Haxhiaj, Vangjel Anastas Dhjamandi, Prel Tom Smajelaj (Gjergji) është miratuar një fond prej 22 milionë lekë si dëmshpërblim financiar. Në listën A të përfituesve, janë ish-të dënuar politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik.

Shpërndarja e masës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë bëhet me këste. Dëmshpërblimi u miratua në mbledhjen e qeverisë së datës 24 gusht 2023 dhe vendimi u publikua në fletoren zyrtare të 29 gushtit 2023.

Dëmshpërblim financiar për:

Gjysho Shefit Sadikaj i dënuar me 2 vjet 2 muaj 6 ditë
Mufit Ilmi Hoxha i dënuar me 1 vit 1 muaj 28 ditë
Iljas Telha Serjani i dënuar me 7 vjet 9 muaj 16 ditë
Pavlo Ziso Memo i dënuar me 5 vjet 11 muaj 27 ditë
Neim Selfo Haxhiaj i dënuar me 1 vit 3 muaj dhe 24 ditë
Vangjel Anastas Dhjamandi i dënuar me 2 vjet 4 muaj 25 ditë, 8 vjet 30 ditë
Prel Tom Smajelaj (Gjergji) i dënuar me 7 vjet 27 ditë
Razip Zeqir Zenelaj i pushkatuar më 20 gusht 1947
Ali Demko Selfo i pushkatuar më 30 nëntor 1944

dëmshpërblim ish-të dënuar politikë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.