Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka ragur, pas megaoperacionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ku u arrestuan 32 persona që mashtronin qytetarët. Ai e ka cilësuar aksionin si një goditje të fortë kundër krimit të organizuar.
“Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, shkruan Lleshaj.