Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

334 drejtues të arsimit certifikohen nga Shkolla e Drejtorëve, Kumbaro: Investimi më i mirë në cilësinë e drejtimit të shkollave

13:01 / December 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5044
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 334 aspirantëve për drejtues shkollash, të cilët iu nënshtruan programit të trajnimit përgatitor nga Shkolla e Drejtorëve. E veçanta e kësaj ceremonie ishte se u certifikua edhe brezi i parë i 63 drejtuesve të arsimit parashkollor.

Në ceremoni morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, Bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata, si dhe Drejtuesja e Shkollës së Drejtorëve, Jola Kepi.

Ministrja e Arsimit në fjalën e saj, e vlerësoi Shkollën e Drejtorëve si një standard kombëtar të krahasueshëm me modelet më të mira europiane.

“Ju si aspirantë për drejtues shkollash nuk jeni thjesht administratorë, por shumë më tepër. Jeni udhëheqës të komuniteteve, të foleve të dijes ku formohen të rinj. Është në fuqi detyrimi që çdo kandidat i cili konkurron për të qenë drejtor i një shkolle, duhet të ketë certifikatën e shkollës. Shkolla e drejtorëve është sot një standard kombëtar i krahasueshëm me modelet më të mira europiane”.

Ministrja Kumbaro solli në vëmendje edhe rezultatet pozitive të Shqipërisë, në testimin TALIS, kryer me mbi 4500 mësues në mbi 300 shkolla, duke theksuar se me buxhetin e vitit 2026 për arsimin do të vijojë trajnimi i mësuesve, veçanërisht në lëndët e TIK.

“Mbi 96% e mësuesve kanë deklaruar se trajnimet nga Shkolla e Drejtorëve dhe Agjencia e Sigurisë së Cilësisë të Arsimit Parauniversitar, u kanë ndikuar në përmirësimin e mësimdhënies. 98% të mësuesve sipas të njëjtit sondazh flasin për marrëdhënie të mira profesionale me drejtuesit e tyre dhe Shkolla e Drejtorëve ndikon në rritjen e kësaj klime, ndërsa 95% e mësuesve shqiptarë ndihen pjesë e vendimmarrjes së shkollës kundrejt 78% e mesatares së vendve të OECD. Për vitin 2026 është parashikuar një buxhet që do të jetë më i larti historik për arsimin, ku  një pjesë shkon për trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve. Rreth 60 % e mësuesve do të vijojnë të trajnohen në vitin 2026, sidomos në lëndët e reja të teknologjisë së komunikimit e  informacionit që janë një risi, e ku konkurrencën ndonjëherë e kemi më të madhe për nxënësit. Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije për të çuar përpara detyrën më të rëndësishme që mund të ketë një komb: atë të së ardhmes”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Në përfundim të aktivitetit, u ndanë edhe çmime për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit.

certifikuar drejtues kumbaro SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.