Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

35 aksidente të rënda me monopatina në vend në 17 muaj, kryeson Tirana

21:44 / July 1, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monopatina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasja e 3 të miturve 9 dhe 11 vjeç në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga një makinë, pasi hynë me 2 monopatina elektrike me semafor të kuq, ishte pika e kthesës për reflektim mbi përdorimin e tyre. Ligji i paplotë u pamundëson autoriteteve ndjekjen, gjurmimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të këtyre mjeteve. Të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit që iu vunë në dispozicion mediave mbi aksidente me monopatina në harkun kohor të 17 muajve të fundit, tregojnë tendencë në rritje të përplasjeve, përkeqësim që sa vjen e shtohet në 5 muajt e parë të viti 2025.

Gjatë gjithë vitit 2024 u regjistruan 20 aksidente me monopatina në të gjithë vendin. Tirana mbajti peshën më të madhe, me 13 ngjarje, ndërsa në 11 qarqet e tjera u raportuan edhe 7 aksidente të tjera. Dukshëm përdorimi i një mjeti të tillë është më masiv në kryeqytet. Nga janari në fund të majit 2025 u regjistruan 15 aksidente, 5 prej të cilave në Tiranë. Pra, 75% e totalit të vitit të kaluar, duke sinjalizuar rritje drastike të fenomenit. Për fat të mirë, asnjë aksident fatal me vdekje nuk pati gjatë kësaj kohe.

Por shifrat e policisë, reflektojnë vetëm pjesërisht, fenomenin problematik. Për ndihmë mjekësore paraqiten jo vetëm përdorues monopatish të aksidentuar me makina, por edhe ata që rrëzohen vetvetiu gjatë lëvizjes, duke e shtuar numrin e kërkesave për ndihmë. Raportimi në polici nga spitalet nuk bëhet njëlloj si për rastet e aksidenteve automobilistike, për të cilat hynë më pas në punë barra e sigurimit apo detyrime të tjera ligjore. Sipas burimeve pranë policisë, spitali njofton blutë kur përplasjet janë me pasoja të rënda. Ndërkohë që vetëm në spitalin e Traumës, siç mjekët kanë treguar për mediat, paraqiten raste shumë më të larta në numër, 3 deri në 4 të lënduar në ditë.

Në të gjitha vendet europiane, përdorimi i tyre është përfshirë në legjislacion, i cili ka ardhur vetëm duke u ashpërsuar. Këtë të martë, në Greqi, hynë zyrtarisht në fuqi ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor, i cili përfshinë vendosjen e kaskës mbrojtëse të përdoruesve të monopatinave. Në një njoftim për mediat Policia Greke njofton tolerancë zero për shkelësit e këtij rregulli.

Në Shqipëri, një vëzhgim i situatës në terren, dëshmon se përdoruesit e monopatinave lëvizin  duke thyer çdo rregull, qoftë dhe minimal të qarkullimit. Ata përfitojnë dhe nga një mungesë e theksuar ligjore për këto mjete. Me ndryshimet  minimale të bëra më herët në Kodin Rrugor, monopatinat hynë në kategorinë e biçikletave dhe si të tilla, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ndëshkohet më gjobë.

Gjatë vitit 2024 u vendosën 192 gjoba me vlerë nga 250 në 1000 lekë, ndërsa vetëm gjatë periudhës janar–maj 2025, u vendosur 721 masa ndëshkuese, një rritje gati 4 herë më shumë në vetëm 5 muaj.

17 muaj 35 aksidente kryeson monopatina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.