Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, ku një 38-vjeçare, e njohur vetëm me inicialet M.S ka sulmuar me acid bashkëshortin e saj 36-vjeçar në një hotel sipas mediave greke.
Mediat greke shkruajnë se 38-vjeçarja i ka hedhur të shoqit një lëng me acid në fytyrë, teksa ai ishte në gjumë. Pas kësaj, ajo është larguar me vrap nga hoteli për t’u arratisur, ndërsa policia ëshët ende në kërkim të saj.
Bashkëshortit i saj, 36-vjeçari me iniciale GM nga Fodele ishte liruar së fundmi nga burgu pasi kreu vetëm shtatë vjet nga 38 vite, pasi ishte dënuar si autori për pesë grabitje, një tentativë grabitje, zjarrvënie dhe vjedhje.