Një 39-vjeçar është rrëzuar nga një mur në kalanë e Gjirokastrës dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Shtetasi grek me iniciale K.V., mbrëmjen e djeshme është paraqitur në spitalin Rajonal Gjirokastër për të kërkuar ndihmë mjekësore, por për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.