Një tjetër grua është viktimë. Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij rumune. Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës. Ai dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën. Pas vrasjes, ka qenë vetë 39-vjeçari që ka telefonuar policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Shqiptari rezulton i njohur për autoritetet pasi rezulton me precedent penal për drogë.
Postime te ngjashme
Add A Comment