Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që tragjikisht ndërruan jetë do të qëndrojë në qeli.
Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 24-vjeçarin. Detyrim paraqitje u vendos për menaxherin e firmës, Danjel Koxha. Ndërsa për kushëririn e 24-vjeçarit, Valentin Krrashi u caktua arrest në burg, i cili akuzohet se e largoi nga vendi i ngjarjes.
Shoferi tha se fillimisht tentoi të hapte derën dhe kërkoi ndihmë, por në pamundësi të hapjes së derës u largua nga frika e ndonjë hakmarrjeje. Sipas shoferit të betonieres që ka deklaruar në seancë, ka pohuar se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por ka tentuar të hapë fillimisht derën e mjetit tip benz por nuk ka mundur.
Më pas ka kërkuar një tjetër person për t’i ardhur në ndihmë, por nuk kanë mundur ta hapin derën. 24-vjeçari ka pohuar më tej se ishte larguar prej andej nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme