Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

4 ton kanabis, GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn

10:06 / April 7, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moisi Habilaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me trupe tjetër gjykuese dosjen e Moisi Habiljat, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt.

Vendimi i plotë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.H. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim. Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin N.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin F.M. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

    Shpenzimet procedurale t’u lihen ne ngarkim te pandehurve M.H., N.S., M.S., F.M.”. Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht…”. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Prishjen e vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues”,-njofton GJKKO.

    Moisi Habilaj
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

    Postime te ngjashme

    U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

    11:09 / February 10, 2026

    Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

    10:37 / February 10, 2026

    Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

    11:55 / February 9, 2026

    I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

    11:39 / February 9, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    © 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
    • Kontakt
    • Politikat e privatesise

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.