Analisti Arjan Curri nxjerr blof deputetin e Lulzim Bashës, Ervin Salianjin lidhur me 4200 firmat e dorëzuara në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, analisti dhe pedagogu Curri u shpreh se ai kishte shkuar te zyra e Palokës dhe kishte parë firmat.
Listat ishin të sakta, tha Curri.
“Unë i kam parë listat e firmosura nga delegatët. Dhe janë të gjitha në rregull”.
Ndërsa Salianji insiston se firmat nuk janë dorëzuar në PD, duke mohuar faktin e ekzistencës së 4200 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.