Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

43-vjeçari shqiptar u vra për një vend parkimi në Belgjikë, dëshmia: Humbi jetën para syve të gruas dhe djalit 15-vjeçar

10:12 / August 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 1 694x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpëtim Ajazi, 43 vjeç u vra me armë zjarri pas një konflikti për një vend parkimi në Belgjikë. Një 19-vjeçar, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediet e huaja kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

43-vjeçari shqiptar, rreth orës 19:30 u kthye në shtëpi me furgon.

Kushëriri i tij 19-vjeçar, i cili ndodhej për vizitë në familjen e Shpëtimit, lëvizi Golfin 5 për t’i liruar vend 43-vjeçarit.

Ndërsa dy automjetet ishin të parkuara njëra pas tjetrës, në rrugë u dëgjuan të shtëna.

“Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre. Të rinjtë shpesh i hedhin në rrugë”, thotë një fqinj, i intervistuar nga HLN.

“Por pasi dëgjova më shumë zhurmë, shkova të shikoja nga dritarja. Më pas pashë fqinjin tonë matanë rrugës, ne e quajmë ‘italiani’, me një armë në dorë”.

Autori është identifikuar si Renato F., një hidraulik 61 vjeç, i cili jeton në shtëpinë ngjitur me Shpëtim.

Nga trotuari, 61-vjeçari i drejtoi armën fqinjit, i cili ishte ende në furgon, përpara se ta qëllonte në kokë. Babai i tre fëmijëve nuk mbijetoi. Kushëriri i tij 19-vjeçar, i cili gjithashtu ndodhej në makinën e tij, u qëllua me dy plumba, njëri në shpatull dhe tjetri në qafë. I riu vazhdon të luftojë për jetën në spital.

Gruaja dhe djali i tij u kërcënuan

Sipas disa dëshmitarëve, pas të shtënave ka pasur panik total në lagje. Djali i madh 15-vjeçar dhe gruaja e Shpëtimit, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave, kanë dalë menjëherë në rrugë.

Sipas një familjari, ata janë kërcënuar nga Renato F.

“Ai drejtoi armën drejt tyre, sikur të ishin të radhës. Aty e panë Shpëtim në furgonin e tij. E panë të vdiste, është e tmerrshme”, dëshmon Bashkim Ajazi, një kushëri tjetër i viktimës.

Pasi ka kërcënuar edhe një fqinj tjetër që ka tentuar ta qetësojë, Renato F. ka është larguar me makinën e tij BMW. Ai u arrestua disa orë më vonë nga policia.

Motivi është i qartë për hetuesit. Në fakt, dy fqinjët kishin vite që grindeshin për vendin e parkimit.

Sipas një fqinji, policia ka ndërhyrë në disa raste për këtë arsye.

Belgjikë dëshmia Shpëtim Ajazi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.