Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

440 klube përfituan 187 mln euro nga Botërori

13:35 / July 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manchester city 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

187 milionë euro për 440 klubeve të ndryshme nëpër botë. Kjo është shifra që FIFA ka shpërndarë si çmim për skuadrat që furnizuan përfaqësueset pjesëmarrëse në Botërorin 2022 në Katar me futbollistë.

Turneu i parë në histori në Lindjen e Mesme prodhoi 6.7 miliardë euro përfitime për konfederatën botërore të futbollit. Ashtu si ka ndodhur edhe më parë, një copë e tortës i shkon edhe klubeve, në të cilat luajnë futbollistët pjesëmarrës.

E njëjta shifër, pra 187 milionë euro i ishte shpërndarë ekipeve edhe për Botërorin 2018, teksa ajo pritet të dyfishohet në Botërorin2030, që nuk është vendosur ende se ku do të zhvillohet.

Klubet që përfituan më tepër janë anglezet, me 33,8milionë euro për 46 skuadra, teksa 21 milionë shkuan për klubet spanjolle. Manchester City ishte ekipi që siguroi më tepër të ardhura, me 4,1 milionë euro, i ndjekur nga Barcelona me 4 dhe Bayern Munchen me 3.9 milionë euro. Serie A përfitoi 16.7 milionë euro në total. Aty kryeson Juventusi, që arkëtoi 2.7 milionë, Interi 2 dhe Milani 1.4 milionë euro.

FIFA ka paguar rreth 9 mijë euro për çdo ditë që futbollistët qëndronin në përfaqësuese gjatë Katar 2022. Natyrisht që lojtarët të cilët prodhuan më tepër të ardhura ishin ata të dy finalisteve, Argjentinës dhe Francës, me shifrën që kalonte 350 mijë euro.

Në total bëhej fjalë për 837 futbollistë pjesëmarrës. Përveç ekipeve elitare, nga fondi i FIFA-s përfituan 78 skuadra nga kategoritë e dyta,13 nga të tretat, 5 nga kategoria e katërt dhe një nga e pesta. Në edicionet e Botërorit 2026 dhe 2030, shpërblimi për klubet pritet të jetë rreth 320 milionë euro.

Botërori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.