Një 47-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës, duke u djegur me benzinë. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të premteje në Delvinë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.Sh., i cili ndërmori aktin në kushte të rënduara psikologjike.
Ai u transportua në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.