“Pa gjurmë” u startua mbrëmjen e së enjtes me historinë e një nënë të dhunuar, e cila ka mbetur krejt e vetme pas zhdukjes së bashkëshortit të saj më 9 qershor të këtij viti. Ana Saliu bashkëshortja e Agron Duriçit me dy vajzat e mitura nuk i ka pasur të lehta 18 vitet e bashkëjetesës me Agronin, i cili nuk pranoi të bënte kurrë celebrimin, por as t’u japë atësinë fëmijëve me frikën se do të merrnin pasurinë.
Drama
e familjes të mbetur pa shtëpi dhe kërkesa për ndihmë
Kjo është drama e familjes Duriçi. Kryefamiljari u mjaftua vetëm me një mesazh,
për të njoftuar largimin e tij nga banesa, duke lënë vetëm gruan shtatzënë me
dy vajzat, ndërsa një fëmijë i tretë është duke ardhur në jetë. Agron Duriçi,
47-vjeçari nga Tirana, shiti shtëpinë, dhe pasi mori 70 mijë eurot u largua
duke lënë pas brengë në familje dhe varfëri. Teksa rrëfen historinë dhe dramën
e familjes bashkëshortja Ana pohon se pasi mori paratë Agroni u tjetërsua shumë
ndërsa kthehej vonë në familje duke dhunuar bashkëshorten.
Largimi
nga shtëpia i Agron Duriçit
Ai u largua më 9 qershor të këtij viti, kur atë mëngjes përcolli gruan dhe
fëmijët duke u dhënë 100 euro, kur në mesditë i dërgoi një mesazh të shoqes, ku
i sqaronte se ishte nisur drejt Malit të Zi, me qëllim punësimin atje. Agroni
ka kaluar territorin shqiptar edhe një herë tjetër, me pretendimin se punonte
me furgon dhe se ndodhej në Gjermani, largim që zgjati afro një vit pa komunikuar
me familjarët, kur e shoqja kishte lindur edhe vajzën e dytë.
Largimin nga banesa e kanë përjetuar mjaft edhe vajzat e tij njëra 12 dhe tjertra 4 vjeçare, ndërsa gruaja është 3-muajshe shtatzënë. 12-vjeçareja, vajza më e madhe ka një kërkesë që shkon përtej moshës që ajo ka.
’’Kërkoj një shtëpi për familjen dhe atësinë. Nuk e dua babanë”, tha vajza.
Mesa duket kësaj here 47-vjeçari e kishte planifikuar mirë largimin e tij, pasi kishte marrë me vete mjetet e identifikimit. Këto janë të paktat foto që shpëtuan pa u grisur nga Agroni, mesa duket për të zhdukur çdo gjë nga e shkuara e tij deri ditën e 9 qershorit, ditë në të cilën nuk u bë më i gjallë.