Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

5 fakte nga Kreshnik Spahiu: Pse zgjedhjet lokale në Kosovë bëhen më mirë se në Shqipëri?

18:13 / October 13, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreshnik spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Dje, Kosova votoi për zgjedhjet e pushtetit lokal, ose siç përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës, për 38 komuna. Zgjedhjet komunale u paramenduan si çelsi i zgjidhjes së krizës politike, në varësi kjo të rezultatit që do të arrinte VV apo opozita. Kjo mund ti paraprinte zgjedhjeve të parakoheshme për ta nxjerr Kosovën nga paraliza historike e një jete parlamentare e cila ka 9 muaj nuk funksionon. Raundi i parë tregoi se nuk ka fitues të qartë, por ja pesë mënyrat se si zgjedhjet lokale në Kosovë ndryshojnë nga ato në Shqipëri:

1-Sistemi i balotazhit

Kosova ka sistem balotazhi: askush nuk shpallet fitues nëse nuk kalon 50% + 1 votë. Për këtë arsye, shumica e komunave do të zhvillojnë raundin e dytë. Në Shqipëri, mjafton që kandidati i parë të ketë një votë më shumë se tjetri për t’u shpallur fitues. Teorikisht në Shqipëri mund të ndodhë që nëse garojnë 10 kandidatë, fituesi mund të shpallet edhe me 11% të votave mjafton të jetë i pari mbi të tjerët që marrin poshtë 10%.

2-Pluralizmi politik

Kosova ka një pluralizëm politik shumë më të gjerë se Shqipëria. Rezultatet e para tregojnë një shpërndarje të madhe të votave:

  • LVV – 3 komuna
  • LDK – 3 komuna
  • PDK – 2 komuna
  • AAK – 1 komunë
  • Nisma – 1 komunë
  • Lista Serbe – 8 komuna

Ndërsa në Shqipëri, prej 35 vitesh gara politike është e mbyllur mes PS dhe PD, pa asnjë fitues tjetër të rëndësishëm.

3-Fati i partive të reja

Në Kosovë, partitë e reja guxojnë të garojnë me kandidatët e tyre, pavarësisht rezultatit. Në Shqipëri, rreth 30 parti të vogla shkrihen ose bashkohen me PD-në, duke humbur identitetin politik. Mosgarimi në zgjedhjet lokale i privon ato nga mundësia për të thyer establishmentin, qoftë edhe në zona të vogla apo periferike.

4-Vota e diasporës

Në Kosovë, emigrantët votojnë edhe në zgjedhjet lokale; ndërsa në Shqipëri, 1.8 milion shtetas jetojnë jashtë vendit pa të drejtë vote. Në disa komuna si Malishevë, Junik, Gjakovë dhe Dragash, vota e diasporës pritet të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar.

5-Sjellja ndryshe në zgjedhje lokale dhe qendrore

Në Kosovë, qytetarët shpesh votojnë ndryshe për qeveri dhe ndryshe për komunë. Në Shqipëri, ndodh e kundërta: kush fiton qeverinë, zakonisht fiton edhe bashkitë. Për këtë arsye, në Shqipëri dihet paraprakisht kush do të fitojë në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë, Fier apo Gjirokastër për shumë vite me radhë. Kosova mbetet më pluraliste dhe më e paparashikueshme politikisht krahasuar me sistemin dy partiak të Shqipërisë. Ndërsa në Shqipëri, zgjedhjet janë shndërruar në një garë të mbyllur, ku pjesëmarrja e ulët e votuesve është pasojë e një fati të paracaktuar politik. Mos u çudisni nëse në zgjedhjet e ardhshme të Tiranës marrin pjesë vetëm 25% e votuesve – sepse populli nuk ka interes për një garë ku dihet paraprakisht kush do të fitojë.

Kosovë Kreshnik Spahiu zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

15:52 / February 8, 2026

Edmond Spaho ironizon Nokën pas “sulmit” ndaj Dash Sulës: Ka të drejtë Flamuri, ata që doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

19:47 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.