Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, në një reagim për gazetën TemA, thotë se Sali Berisha kërkon ta përdorë sërish 5 janarin, si atëherë kur nisi hakmarrjen ndaj vëllezërve të saj. Ajo thotë se 5 janari shënon ditën kur Berisha vrau Shkëlqim Haklajn dhe nisi vëllavrasjen në Tropojë, që mori jetën e qindra personave.
“Sali Berisha si kriminel dhe i pa fytyrë e i pacipë vazhdon të përdorë edhe sot e kësaj dite datën 5 janar si fitore te tij, i cili me këtë date vrau Shkëlqim Haklaj dhe futi në vëllavrasje Tropojën, një ndër zonat me delikate në luftën e Kosovës.
Kjo tregon se kjo date është e shënuar për të kundër kundërshtarëve të tij politik, por atëherë realizoi atë që ai deshi sepse Amerika nuk e kishte kuptuar akoma se kishte të bënte me një komunist me pikëpamje lindore, i cili do të vdesë i tillë.
Arëherë Sali krimineli realizoi vrasjen e Shkëlqim Haklaj sepse organizata e tij kriminale ishte e mbrojtur, e financuar dhe e instruktuar nga Berishovici.
Tani më 5 janar nuk do të vrasë përsëri kundërshtarin e tij politik, sepse tani Saliu nuk është me ai Sulltani i 97-98, por një i vdekur politik e moral, i cili nuk është e nevojshme të vdesë fizikisht.
Njolla dhe turpi që ai njeri do të marrë më vete në varr janë të njëjta me turpin e Esat Pashe Toptanit dhe të atyre tradhtarëve të kombit që tradhëtuan gjakun dhe vatanin e tyre.
Këtë 5 janar nuk e lejon Amerika atë kriminel të realizojë krime e përjashtime me forcën e vetos se Sali shpellarit që i rezistoi monizmit, por që nuk i rezistoi demokracisë.
Faleminderit Amerikës që nuk e lejon Sali vrasësin të realizoje 5 janar të pafundme.
Populli duhet të ketë frikë nga një vrasës sepse ky vrasës na vrau ne dje, por nesër do t’ju vrasë edhe ju të tjerëve për interesat e tij të ngushta”, thotë Aishe Haklaj në një reagim për gazetën TemA.