Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

5 shenjat e horoskopit, që janë gjithmonë me vonesë!

23:43 / November 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
late
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi
Dashi është gjithmonë i zënë me diçka, në çdo moment. Nëse i hidhni një sy axhendës së tyre, është e mbushur plot me takime, evente, udhëtime etj. Kështu që kur thonë sa të zënë janë, nuk gënjejnë aspak. Ajo që të çudit më shumë tek ta është se e gjejnë kohën të bëjnë gjithçka edhe pse të lenë të presësh ndonjëherë shumë, shumë gjatë në atë pikë sa betohesh se nuk do planifikosh një takim të dytë me ta.

Binjakët

Ndryshe nga Dashi, Binjakët kanë arsye të tjera. Duke qenë se kjo shenjë e ka të vështirë të marrë vendime, është gjithmonë në dilemë se çfarë të veshë, si t’i mbajë flokët, kë çantë të zgjedhë. Nëse nisni një debat me ta se pse vijnë kaq me vonesë, përgatituni për luftë, pasi nuk do e pranojnë asnjëherë fajin. Ata e dinë shumë mirë se kanë një problem të madh me korrektësinë, por nuk venë asnjëherë mend. Kështu që pjesa tjetër duhet të mësohet, pasi nuk ka një rrugë të mesme.

Gaforrja

Gaforret janë ata tipa njerëzish që do zgjohen herët, do vendosin nja 10 alarme para, do kenë gati çdo gjë dhe përsëri do jenë me vonesë. Kjo sepse mendojnë se kanë gjithë kohën e botës dhe shpërqëndrohen me gjëra pa rëndësi.

Luani

Luani është gjithmonë vonë pasi kalon shumë kohë para pasqyrës duke admiruar veten (bëjmë shaka). Në fakt si Dashi, edhe Luani ka shumë plane gjatë ditës sa ndonjëherë vendos dy takime në të njëjtën orë.

Shigjetari

Jeta e shigjetarëve është plot me aventura kështu që nuk iu bëhet vonë nëse janë me vonesë për gjërat e rëndësishme. Për ta jeta duhet marrë lehta dhe koha nuk ekziston, është thjesht një iluzion. Shpeshherë ama, e ka punën pisk vetëm prej natyrës së tyre të shkujdesur.

DASHI horoskop vonese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025

Horoskopi/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes sot

08:21 / November 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.