Shqipëria do të luajë më 17 dhe 20 Nëntor dy takimet e fundit të kualifikueseve të Euro2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Trajneri Silvinjo kërkon për dy finalet e fundit që futbollistët e tij të jenë në gjendjen optimale.
Në takimet e luajtura në fundjavë, nga futbollistët e përdorur nga trajneri Silvinjo për sfidën kundër Çekisë në “Air Albania” të fituar 3-0 më 12 Tetor, titullar e nisën 5 futbollistë.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti luajti gjatë gjithë takimit në sfidën në shtëpi kundër Interit të humbur 2-1.
Mesfushori Ylber Ramadani ishte i palodhur për 90 minuta në përballjen në transfertë që Leçe e tij humbi kundër Romës.
Sulmuesi Sokol Cikalleshi i dha në shtesë 1 pikë Koniasporit kundër Karagumruk.
Edhe sulmuesi tjetër që luan te Antverp, Arbnor Muja, e nisi nga minuta e parë dhe u zëvendësua në të 90’ kundër Genk.
Taulant Seferi e nisi titullar sfidën që skuadra e tij Banijas e fitoi minimalisht ndaj Khor Fakan, por u la në stol në 45 minutat e dyta.
Mesfushori i Interit Kristjan Asllani u fut në lojë në minutën e 86 kundër Atalantës.
Sulmuesi Ernest Muçi u aktivizua në minutën e 74 në fitoren që Legia Varshava mori në transfertë kundër Radomiak Radom.
Ndërsa në stol u lanë mbrojtësit Mario Mitaj në derbin Lokomotiv Moscow-Spartak Moscow që përfundoi 1-1, dhe Elseid Hysaj në Bolonja-Lazio që u mbyll 1-0.
Mesfushori Jurgen Gjasula ishte i pezulluar për shkak të një kartoni të kuq.
Ndërkohë skuadrat e futbollistëve të tjerë kuqezi Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami luajnë në mbrëmjen e së Hënës.
TABELA TITULLARE
Berat Gjimshiti 90
Ylber Ramadani 90
Sokol Cikalleshi 90
Arbnor Muja 90
Taulant Seferi 46
ZËVËNDËSUES
Kristjan Asllani 86’
Ernest Muçi 74’
NË STOL
Mario Mitaj 0
Elseid Hysaj 0
Klaus Gjasula i pezulluar