Avokatja e popullit në Ukrainë ka publikuar fakte të tmerrshme të përdhunimeve nga ushtarët rusë. Lajmin e ka ripostuar edhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba. Ai i ka bërë sërish thirrje evropianë për të ndalur këtë “çmenduri” duke vendosur embargo të naftës dhe gazit ndaj Rusisë.
Një vajzë 14-vjeçare është përdhunuar nga 5 ushtarëve të ndryshëm rusë dhe tani është shtatzënë. (Bucha)
Një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar në sytë e nënës së saj. Nënën e saj e lidhën në një karrige. (Bucha)
Një 20-vjeçare është përdhunuar nga 3 ushtarë rusë. (Ipin)”, ka shkruar avokatja e popullit.