Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

5 veprime të shpejta për të mbajtur nën kontroll ankthin

20:03 / September 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Provo teknikën e frymëmarrjes

Gjëja e parë që ndodh tek një person që përfshihet nga ankthi, ndodh një rritje e aktivitetit të amigdalës që luan një rol kyç në përpunimin e emocioneve tona dhe ndodhet në sistemin limbik të trurit. Frymëmarrja është më sipërfaqësore dhe më e thjeshtë, zemra rreh më shpejt dhe kjo gjë ndikon edhe tek mendimet mendimet, duke i bërë më stresuese e shqetësuese. Mënyra më e mirë për të ndërprerë këtë cikël është të ndryshosh atë që trupit po i ndodh fizikisht. Filloni nga frymëmarrja. Ndaloni dhe merrni frymë katër herë, bëni një pushim dhe nxirrni frymën për katër herë. Gjatë kohës që e bëni përsërisni një shprehje si për shembull ‘qetësohu’. Është gjëja më e thjeshtë që mund të bësh nëse ndihesh vërtet në ankth.

Sfido mendimin tënd

Është e dobishme të krijosh ritualin e të ‘sfiduarit të vetes’, sidomos nëse keni tendencën të mendoni për më të keqen. Për të ndaluar atë që po ndodh, sfidoni mendimin tuaj. Pyesni veten: ‘Sa reale është kjo? Mendoni se çfarë do t’i thonit një miku në të njëjtën situatë.’

Shkruaje

Nëse të ndodh të biesh në një spirale mendimesh ankthi, ndalo dhe shkruaj gjithçka për të cilën po shqetësohesh dhe pastaj merr në konsideratë atë që ke shkruar: është realiste apo e ekzagjeruar?

Shkëpute veten

Merr dikë në telefon ose bëj një aktivitet që kërkon përqëndrim, si një puzzle Sudoku, për të larguar mendjen nga mendimet e pakëndshme që po ju shqetësojnë.

Provo meditimin e vetëdijshëm

Ekzistojnë aplikacione të ndryshme për meditimin, të dobishme për të gjetur qetësinë gjatë ditës sepse këto aplikacione ju ndihmojnë të përqëndroheni në momentin e tanishëm. Në vend që të mendoni për të gjithë gjërat e tjera, jepini pushim trurit tuaj. “Duke mbyllur” bisedën në kokën tuaj do të jetë më e lehtë të jetoni momentin në harmoni dhe më shumë siguri.

ankth kontroll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.