Ditën e sotme bëhen 5 vite nga koha kur Dr.Flori u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët e miqtë e tij. Aktori i humorit Julian Deda gëzonte raport të mirë me këngëtarin e ndjerë, ndaj sot ka sjellë në mendje një episod që i ka ngelur peng nga miku i tij.
“Nuk e kam thënë ndonjëherë, por më vjen inat me veten, që kur më the ‘Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?’, për këngën ‘Ça na ke’, të thashë ‘aman o Flor mos na ngatërro me këto punë’ dhe ti ma ktheve direkt ‘e di që e ke mirë ti, as po bëj fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll’. Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip”, ka rikujtuar Juli.