Në janar të vitit 2023, Jacinda Ardern njoftoi dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres së Zelandës së Re, teksa deklaroi se nuk ka më energji për të përballuar detyrën.
Në të njëjtën kohë, ajo zbuloi se planet e saj tani përfshijnë kalimin e kohës me familjen e saj, vajzën e saj, Neve, e cila sapo kishte filluar shkollën dhe partnerin e saj, Clarke, duke theksuar se “është koha për t’u martuar!”.
Një vit më vonë, dasma e parë e kryeministres u zhvillua sot, më 13 janar në një vresht piktoresk në rajonin Hawke’s Bay të ishullit verior të Zelandës së Re.
Jacinda Ardern dhe Clarke Gayford, i cili është një producent dhe prezantues i njohur radiofonik në Zelandën e Re, u njohën në vitin 2012, filluan të takoheshin në vitin 2013 dhe u fejuan në vitin 2019, ndërsa Ardern ishte zgjedhur tashmë kryeministre.
Në vitin 2018 lindi vajza e tyre, Neve.
Jacinda Ardern kishte veshur një fustan nusërie të bardhë, që bazohej në dizajnin e fustanit të nusërisë së nënës së saj.