Konfindustria deklaron se do t’i kërkojë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Kërkesë e njëjtë do të bëhet edhe për Presidentin e Republikës për të mos dekretuar ligjin në rast të miratimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe antikushtetuese, që qytetarët dhe bizneset, të penalizohen në mënyrë automatike deri në 50 mijë lekë gjobë, kur kalojnë 15 ditë pa paguar siguracionin vjetor të detyrueshëm edhe pse mund të jenë në kushtet e mospërdorimit të mjeteve në pronësi.
Sipas Konfindustrisë, një praktikë e tillë e pashëmbullt, që prek zotëruesit e mbi 600 mijë automjeteve në Shqipëri, është e panjohur në vendet e Rajonit, BE dhe më gjerë.