10 rajone të Turqisë janë prekur nga tërmetet shkatërruese. Kryetar i shoqatës “Vatra”, Bora Zukali, thotë se në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë.
Ai thotë edhe dy pallate në Adanas ku jetonin shqiptarë, janë shembur por nuk dihen detaje për të lënduar apo për viktima.
“Në qytetet e prekura nga tërmeti në Turqi jetojnë 12 milion njerëz. Në ato zona, të paktën jetojnë 50 mijë shqiptarë. Ka shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Çamëria. Kemi pasur komunikime. Nuk ka të lënduar. Vetëm në qendër të Adanas, në dy pallate ku jetojnë shqiptarë të Sanxhakut janë rrëzuar, por nuk dimë me detaje”,-tha ai.