Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

50 psikologë punësohen në qendrat shëndetësore/ Manastirliu: Jemi ndër vendet e para në rajon…

15:53 / December 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

50 psikologë punësohen në qendrat shëndetësore, Manastirliu: Shërbime të integruara për qytetarët, jemi ndër vendet e para në rajon

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me psikologët e parë të punësuar pranë qendrave shëndetësore, të cilët do të garantojnë që shërbimet në 50 qendra shëndetësore në vend, të jenë shërbime të integruara socio-shëndetësore.

“50 psikologë dhe punonjës socialë po i bashkohen strukturave tona të kujdesit parësor. Janë 29 qendra shëndetësore të cilat ofrojnë shërbime 24/7, që do të kenë figurën e psikologut dhe puunonjësin social. Dhe gjithashtu dhe 21 qendra të tjera të cilat do të kenë shërbimin socio-shëndetësor të integruar”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu foli për shtrirjen e këtij shërbimi edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Nuk do të jenë vetëm këto qendrat që do të ofrojnë shërbime socio-shëndetësore, por ne jemi në një vlerësim të dytë duke filluar nga viti 2023 do të kemi sërish një zgjerim përsa i përket shërbimit socio-shëndetësore në rang vendi. Unë jam krenare që të them se jemi ndër vendet e para në rajon që po e zbatojmë një reformë të tillë, që është reforma e shërbimeve të integruara socio-shëndetësore, në sistemin shëndetësor, duke qenë se vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka të lidhur të dy sektorët dhe e bën shumë më të lehtë këtë plan ambicioz që ne kemi nisur. Një plan, i cili ka qëllim për të qenë sa më afër qytetarëve, grupeve në nevojë duke filluar nga të rinjtë, adoleshentët dhe duke vijuar mbështetjen për moshat e treta”-tha Manastirliu.

Shërbimi psiko-social do të ofrohet nga punonjës psikologë/punonjës social dhe ka për qëllim ofrimin e një shërbimi të kujdesit shëndetësor parësor të cilësisë së lartë, të plotë, të vazhdueshëm, të integruar dhe të arritshëm nga e gjithë popullata e zonës që mbulojnë këto qendra shëndetësore, dhe veçanërisht kategoritë e margjinalizuara dhe vulnerabël. Përfshirja e figurës së psikologut/punonjësit social si pjesë e stafit të qendrës shëndetësore sjell një qasje gjithëpërfshirëse multidisiplinare të ekipit për ofrimin e shërbimeve të integruara në komunitet, të cilat do të plotësohen dhe me profesionistë të tjerë të shkencave mjekësore, si logopedë dhe fizioterapistë.

manastirliu psikologë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.