Këngëtarja Morena Taraku, e cila prej kohësh jeton në Turqi ka marrë sërish vëmendjen e mediave rozë, por kësaj radhe për veshjen e saj.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me një plaë xhinse dhe me një triko ngjyrë bezhë.
Në foto shihet mjaft sensuale por veshja e saj kap shumën marramendëse. Sipas faqes “What They Wearin” xhinset Gucci me të cilat ka pozuar Morena para pasqyrës kushtojnë plot 485 euro. Ndërkohë këpucët kafe të markës “Bottega Veneta” kanë një vlerë jo më pak se 990 euro. Pra vetëm këpucët dhe xhinset që mban veshur këngëtarja kapin në total shifrën 1.475 euro.